Një ditë më parë, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e grabitjes së parave nga portofoli i një pacienti me Covid të shtruar në Spitalin Infektiv.
Djali i pacientit 58-vjeçar tha se pas vdekjes së të atit për shkak të koronavirusit, spitali i ktheu sendet personale të babait, mes të cilave edhe portofolin.

Por mungonin 200 mijë Lekë të vjetra dhe karta e bankomatit së bashku me kodin PIN, nga e cila ishin tërhequr 600 mijë Lekë të vjetra, raporton klan.al
Pas këtij denoncimi, autoritetet janë vendosur në lëvizje për të identifikuar punonjësin e spitalit Covid 1 që ka marrë paratë e pacientit.
Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, thotë, se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit