Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda.
Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike, raporton Euronews Albania.
Për dy të panehurat e tjera të lidhura me Vodën, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.
Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zëvendës ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në Ministrinë e Brendshme.
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...