Sipas Prokurorisë, dyshohet se deputeti Dogjani në dokumentat e deklarimit të pasurisë ka paraqitur një kontratë fiktive të blerjes së një apartamenti në vitin 2006. Sipas kontratës banesa është përfituar në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen, shoqërisë që kishte ndërtuar pallatin.
Por në të kundërt, Prokuroria rezulton të ketë zbuluar kontratën origjinale sipas së cilës pagesa e apartamentit është bërë në cash nga deputeti, dhe se veprimet e tij kanë patur si qëllim, deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
Vetë zoti Dogjani në deklarimet e tij publike, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, por ka folur për një hetim me prapavijë politike ndaj tij.
Po sot Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kryebashkiakut socialist të Devollit Edurad Duro. Ai dyshohet se ka licensuar një pikë karburanti në zonën e Bilishtit, e cila ishte një ndërtim pa leje. Zoti Duro i ka mohuar akuzat dhe tha sot se do të vijojë të qëndrojë në detyrë, ndonëse është i pandehur./voa/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...