Ulja e moshës mesatare në Policinë e Shtetit, tashmë, është formalizuar në një projektligj të miratuar nga qeveria, ndërsa në janar do të shqyrtohet në Parlament.
Projektligji u garanton trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga radhët e uniformave blu përpara daljes në pension të plotë pleqërie.
Çdo efektiv që ka mbushur 55 vjeç dhe plotëson 30 vite vjetërsi në shërbim mund të përfitojë 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.
E njëjta mundësi vlen edhe për punonjësit e Gardës së Republikës dhe ato të Shërbimit për Çështjet e Brendshme, ndërsa trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit. Më pas, kjo kërkesë duhet të marrë miratim nga një Komision i Posaçëm.
Megjithatë, efektivët që do të zgjedhin të largohen duke përfituar në vazhdim gjysmën e pagës do të kenë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit.
Burimet thanë se një pjesë e tyre mund të aktivizohen në shoqërinë e ruajtjes që administrohet nga ministria e Brendshme “Illyrian Guard”./a2cnn
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë