Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të cilët kanë përfunduar kursin e kodimit për nismën Shqipëria Digjitale.
Rama cilëson se qëllimi i programeve të tilla është nxitja e aftësive digjitale dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në të ardhmen.
Sipas tij, për programin e kodimit kanë aplikuar mbi 7000 të interesuar.
“Ne e kemi nisur në fillim nga zero dhe pikërisht në fillim problemi kryesor ishte informimi dhe sqarimi i të rinjve mbi të mirat dhe dobitë e një eksperience të tillë. Por, nuk u desh shumë kohë për të parë një bum aplikimesh, mbi 7000 aplikime në e-albania. Gjë që na ka inkurajuar që të shohim përtej këtij programi dhe të gjejmë se si të shtojmë numrin e rrugëve për të aksesuar teknologjinë”, tha Rama./tvklan.al
Osmani: Roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për lirinë dhe sht...
Shefi i Pentagonit thotë se Kina po “përgatitet” që të përdo...
Ukraina akuzon Rusinë për minimin të bisedimeve të paqes
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ish-krye...
Ndalohet një person në Vërmicë me 21 sfera plumbi, kishte pl...
Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë