AKU ka bllokuar në Elbasan një biznes i cili tregtonte produkte mishi pa etiketë dhe pa licencë nga QKL.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L, 42 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, thotë njoftimi zyrtar.
Nga kontrolli i ushtruar nga policia në bashkëpunim me AKU, në lagjen “5 Maji”, në biznesin e 42-vjeçarit i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me liçensë nga QKL, si dhe pa etiketë produkti.
Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e AKU, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara./Top Channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...