Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda bëri të ditur sontr se deri tani janë shoqëruar 13 persona për dhunë të ushtruar gjatë protestës së opozitës.
Gjatë vizitës tek spitali i Traumës, ku takoi efektivët e lënduar, Proda vlerësoi profesionalizmin e treguar nga forcat e rendit ndaj asaj që ai e quajti “dhunë barbare ekstreme”.
“Janë 13 të shoqëruar deri tani dhe i falënderoj për profesionalizmin që treguan punonjësit e policisë. Jam krenar për vetëpërmbajtjen dhe qytetarinë që treguan sot përballë një barbarie ekstreme. Hetimet sapo kanë filluar. Kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen dhe në ditët në vazhdim do të kemi qëndrimet tona për situatat e ndodhura”, tha Proda.
PD dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë, ku kërkoi largimin e qeverisë.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit Sali Berisha, protestuesit hodhën kokteje me molotovë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të Kryeministrisë e më pas drejt Parlamentit. Si pasojë e lëndëve plasëse mbetën të lënduar katër efektivë./atsh.al
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...