Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se nuk i beson më asnjë politike të ndjekur nga Rama për situatën e pandemisë.
Berisha është pyetur nëse do ishte pro apo kundër një Lock-Doën, por ai thotë se edhe mbyllja e universiteteve ishte një akt urrejtje dhe armiqësor nga kryeministri.
Ai në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 shton se Rama nuk është më i besueshëm për çfarë flet apo merr vendime lidhur me situatën.
”Nuk mund të besoj asnjë politikë të ndjekur nga Rama, i cili në akt të parë armiqësor mbyll universitetet. Po të jetë puna për kolektivitet, më shumë janë gjimnazet sesa universitetet. U ndëshkuan prej urretjejs së tij prej demonstratave që bënë. Këtij nuk i besohet asnjë masë. Nxori tanket si askush në botë. U tha shqiptarëve s’duhet maska, mos blini maska. Asnjë masë të këtij njeriu.
Sigurisht, ishte kundërshtar kryesor i maskës. Sa kushtoi kjo? Teste jo, maska jo, ilaçe jo. Atëhere më thuaj çfarë kontrolli. Higjienë katastrofale tek Nënë Tereza. I ka shpartalluar COVID-19.”- tha Berisha.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit