Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të bëjnë kujdes për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit dhe stuhive të forta që pritet të ndodhin gjatë orëve në vijim.
Përmes një postimi në facebook bashkia i bën apel qytetarëve që të kontaktojnë me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime në rast të çdo nevoje urgjente.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!/arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës