Prindërit e çojnë 17-vjeçarin të pajetë në spital, mjekët zbulojnë shkakun

15:22 | 27 Korrik 2017

Një 17-vjeç është dërguar i pajetë në spitalin e Elbasanit. Policia bën me dije se adoleshenti me inicialet M.B, banues në fshatin Katund i Ri Elbasan u dërgua pa jetë në spital nga vetë prindërit e tij.

Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime te tjera, ndërkohë qe pas ekspertizës mjekët mbërritën në përfundimin se vdekja ishte natyrale. Sipas tyre djali i ri ka ndërruar jetë nga hemorragjia cerebrale.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.07.2017 në spitalin Kirurgjik Elbasan, është dërguar nga familjarët i vdekur shtetasi M.B., 17 vjeç banues në fshatin Katund i Ri Elbasan.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale ( hemoragji cerebrale).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara