Një 54 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Bulqizë.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi M.A. pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme 3 metra 3 dru dyshohet se ka ndezur zjarr e për pasojë është djegur një sipërfaqe tokë në pyllin e këtij fshati.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. A, 54 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë, pasi kishte prerë në pyllin e fshatit Bllacë dhe kishte grumbulluar 3m³ lëndë drusore pa dukumentacion përkatës dhe më pas dyshohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke në pyllin e këtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë./tch
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...