Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.
“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviq, transmeton TCh.
“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi presidentja e Kroacisë.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...