Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë pjesë në takimin e kryetarëve të Procesit Brdo-Brijuni, të organizuar në Budvë të Malit të Zi.
Në fjalën e tij, ai propozoi organizimin e një konference donatorësh në nivel evropian, ku vendet e Ballkanit të paraqesin njëzëri projektet e rëna dakord mes tyre.
“Në deklaratën e vitit të kaluar si dhe në të sotmen, të cilën do ta miratojmë së bashku, besoj me të drejtë se kemi vënë theksin tek domosdoshmëria e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Po ashtu, kemi rënë dakord se për arritjen e këtij objektivi është e domosdoshme rritja e ndërlidhjes infrastrukturore mes vendeve tona. Vetëm një rajon i ndërlidhur me infrastrukturë rrugore, hekurudhore, energjetike etj, do t’i bënte tregjet tona më tërheqëse, ekonomitë tona më dinamike dhe më të ndërlidhura edhe me Bashkimin Evropian. Duke qenë mirënjohës për mbështetjen e madhe financiare që BE ka dhënë ndër vite për rajonin tonë, mendoj se do të ishte e udhës që së bashku të propozojmë organizimin e një konference donatorësh në nivel evropian, për të paraqitur njëzëri projektet e rëna dakord mes nesh”, tha Nishani.
Në takimin e kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit merrnin pjesë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Austrisë, Hajnc Fisher, slloveni Pahor, Presidentja e Kroacisë Kitaroviç, i Maqedonisë Ivanov, i Serbisë Nikoliq, Presidenti mikpritës Vujanoviq, dhe tre kryetarët e Radhës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës: Ivaniq, Çoviq dhe Izetbegoviq.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...