Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Ilir Meta sot ka pritur në takim, ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippiddou me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadoren Philippiddou për bashkëpunim të ngushtë në objektivin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe të këtyre marrëdhënieve, për të ardhmen tonë të përbashkët europiane dhe të gjithë rajonit.
“Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, – theksoi Presidenti Meta.
Duke shprehur mirënjohjen ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në funksion të përparimit të perspektivës europiane të vendit tonë, Kreu i Shtetit siguroi se procesi i integrimit europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë.

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?