Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.
Për këtë alarm ka reaguar edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta, duke e quajtur shpopullimin si sfidën më madhore që ka Shqipëria, njofton Klan Kosova.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se duhet kthyer shpresa për të gjithë qytetarët sepse “Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”.
Ja postimi i plotë:
Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...