Në Bashkinë e Beratit u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të këtij qyteti.
Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi.
Kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas.



Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë