Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.
Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.
“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, z.Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, – tha ai.
Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.
Njëkohësisht Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...