Pas ezaurimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca ende nuk ka një emër për kreun e ri të shtetit.
Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Rama tha se nuk sheh ndonjë ide apo vullnet nga ana e opozitës për tu përfshirë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar tre raunde. Mua nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi, ndonjë ide ndonjë vullnet nga palët e tjera për tu fshirë. Nuk kemi një emër deri tani për president“, tha Rama para gazetarëve.
Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.
Edhe pse nuk ka një emër për t’u votuar, sipas kushtetutës ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ja lënë vendin katër raundeve të tjera. Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë./tch
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...