Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur këtë pasdite në selinë rozë për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Takimi pritet të zgjasë 60 minuta ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të drejtojë mbledhjen.
Më pas kryesia mund ta bëjë menjëherë publik emrin e kandidatit/kandidatëve ose mund të zgjedhin ta mbajnë hermetik këtë emër, për ta shpallur nesër, në orën 10:00, kur planifikohet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Top Channel raporton se profili i Presidentit të ri mund të jetë një grua. Një emër nga e djathta me një të kaluar politike, por dhe ndërkombëtare, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.
Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë./TCH
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...