Me ftesë të Presidentit të Italisë Sergio Mattarella, Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 Maj 2023.
Më 26 Maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti italian dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.
Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.
Gjithashtu, gjatë qendrimit në Romë, Presidenti Begaj do të pritet në një takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
Më 27 Maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzos, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni. /tvklan.al
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja