Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani. Figura të sukseshme në fusha të ndryshme; sipërmarës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.
Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare. Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat ë shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.
Presidenti i Repubikës vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe, vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm, krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.
Përsa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim. Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin./tvklan.al
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos