Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të premte Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame, Dr. Mohammad Bin Abdulkarim Al-Issa.
Presidenti çmoi misionin dhe qëndrimin e Ligës Botërore Islame për një botë në harmoni fetare, bazuar te parimi i modernitetit, të pa ndikuar nga ideologjitë fetare apo politike.
Kreu i Shtetit mirëpriti vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe për Shqipërinë, të cilën ai e konsideroi si “modeli i shkëlqyer i tolerancës fetare dhe bashkëjetesës, me të cilin ne krenohemi në botë”.
Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e Dr. Al-Issa në ndërgjegjësimin global ndaj mesazhit të vërtetë të fesë, “të promovimit të miqësisë midis pasuesve të të gjitha besimeve e kulturave botërore”./abcnews.al
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic