Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ky organizim do të zhvillohet në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025, njofton Presidenca e Shqipërisë.
Gjatë kësaj jave, Begaj do të mbajë fjalën e tij në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.
Ai do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e diasporës mësojnë gjuhën amtare./Arbresh.info
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...