Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të nisë sot pas mesditës konsultimet me krerët e partive parlamentare për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ditën e sotme pritet të shkojë në Presidencë një përfaqësi nga grupi Mediu-Shehi-Dule-Duka, ndërkohë që Alibeaj, do të takohet me Bajram Begajn ditën e nesërme.
Kreu i grupit të PS-së, Balla do të shkojë të enjten në selinë e kreut të Shtetit, ndërsa sipas të dhënave Presidenti është takuar mëngjesin e sotëm dhe me nënkryetarin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Gjatë diskutimeve i është marrë edhe opinioni se kur do të ishte një datë e përshtatshme për datën e zgjedhjeve. Mësohet se preferenca e demokratëve të Berishës të jenë dy javët e para të majit.
Kjo lëvizje e presidentit është një njohje e realitetit në skenën politike shqiptare, ndërsa çështja e demokratëve mbetet ende në gjykatë pa përgjigje.
Një ditë më parë, në Presidencë shkoi dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që asnjë prej zyrave të shtypit nuk bëri publike të dhëna nga ky takim. /A2 CNN/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari