Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, festë që simbolizon pranverën, ringjalljen dhe shpresën e re.
Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, duke nxitur bashkëjetesën dhe tolerancën që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
“Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.
Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, shkruan Begaj./rtsh/
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt