Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër, duke e mandatuar për formimin e qeverisë së re.
Rama mbërriti në Presidencë mesditën e sotme (12 shtator). Në dekretin e tij, presidenti Begaj i dha kryeqeveritarit edhe përgjegjësinë për ngritjen e Ministrisë së parë virtuale të Shtetit të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI) “Diella”.
“Diella” është risi në politikë dhe do të merret me prokurimet publike, për ta bërë procesin e tenderimit “të pakorruptueshëm”, tha një ditë më parë kryeministri Rama gjatë prezantimit të kabinetit të ri.
Me mandatimin e Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat. Më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, në ditët e ardhshme do të zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.
Qeveria u bë publike një ditë më parë gjatë Asamblesë së PS-së. Përbërja e saj ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me disa rikonfirmime, largime nga postet ministrore, si dhe emra të rinj. Për herë të parë në historinë e vendit, Ministria e Brendshme do të drejtohet nga në grua, Albana Koçiu. Ndërkohë, Turizmi dhe Sporti do të bashkohen në një ministri me Kulturën, ndërsa Mjedisi është ndarë si ministri më vete.
Përbërja e qeverisë së re “Rama 4”
Zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë – Rikonfirmohet Belinda Balluku
Ministre e Shtetit me Inteligjencë Artificiale, “Diella” për prokurimet publike
Ministria e Brendshme – Albana Koçiu
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministria e Financave – Rikonfimohet Petrit Malaj
Ministria e Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministria e Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministria e Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministria e Mbrojtjes – Rikonfirmohet Pirro Vengu
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me BE – Rikonfirmohet Majlinda Dhuka
Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Rikonfirmohet Adea Pirdeni
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu/rtsh
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...