Presidenca e Shqipërisë, hedh poshtë çdo lajm që ka qarkulluar këto ditë në media se busti i Skënderbeut, mungonte dhe është hequr qëllimisht ditën që në Shqipëri erdhi presidenti i Turqisë Erdogan dhe u dekorua nga Presidenti Nishani.
Të kontaktuar sot për këtë çështje nga KosovaPress, Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka deklaruar se kritikat dhe akuzat mbi mungesën e bustit nuk qëndrojnë, dhe se vetë Presidenti e ka sqaruar këtë çështje; duke thënë se janë të gjitha spekulime dhe gënjeshtra nga disa media që e publikuan këtë lajm.
“Ceremonia e dekorimit të presidentit turk nuk është bërë në të njëjtën sallë ku ndodhej busti i Skënderbeut. Busti i Skënderbeut nuk është hequr, por ndodhet në sallën kryesore, aty ku u bë edhe darka e pritjes së presidentit turk. Ndërsa ceremonia e dekorimit u bë në sallën aneks; ngjitur me sallën e darkës. Busti qëndron gjithnjë tek salla ku u dha darka pasi ajo është salla kryesore me emrin Skënderbej. Me Napolitanon ceremonia e dekorimit u zhvillua tek salla kryesore pasi nuk kishte drekë pas dekorimit”, sqaron Presidenca.
Mediat në Tiranë kanë shkruar këto ditë, duke e pasqyruar edhe me pamje filmike faktin se mungonte busti i Skënderbeut në sallën ku u dekorua presidenti turk Rexhep Taip Erdogan; këtë edhe duke e krahasuar me vizitën e presidentit italian Giorgio Napoletano në të njëjtën sallë, ku është qartësisht e dukshme se busti i Skënderbeut ka qenë në sallë ndërsa gjatë ceremonisë për Erdogan ky bust është hequr.
Por pavarësisht këtyre filmimeve, Presidenca pretendon të kundërtën duke thënë se busti i Skënderbeut nuk është hequr, por ndodhet në sallën tjetër, që mban edhe emrin e heroit.
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...