Presidenca ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama pas vlerësimit që iu bë ish-kreut të KED, Ardian Dvorani nga ana e DASH për luftën ndaj korrupsionit.
Përmes një postimi të zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi, thuhet se “Ramaforma”, siç e konsiderojnë nga zyra e Presidencës Reformën në Drejtësi, do të “ngordhë me 25 Prill”.
Në postim thuhet se shqiptarët do të votojnë kundër qeverisë Rama, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur”, tha Blushi.
Gjatë ditës së sotme sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka vlerësuar luftuesit e korrupsionit në mbarë botën dhe për Shqipërinë u vlerësua ish-kreu i KED. Pas këtij lajmi reagoi edhe Kryeministri Edi Rama që tha se është inkurajim i madh për ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi./tvklan
O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! ??
Posted by Tedi Blushi on Tuesday, February 23, 2021
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...