Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Bomba, që mendohet se peshon rreth 250 kg është gjetur në fshatin Frakull e Madhe.
Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij.
Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjësohet.
Asgjësimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta./tch

Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...