Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me arrestimet e djeshme ku ndër të tjera kanë rënë në pranga dhe dy ish-deputetë, Arben Cuko dhe Arben Ndoka.
Po kështu janë kapur disa anëtarë të grupit kriminal Avdylaj në Shijak. I ka shpëtuar policisë Lulzim Berisha. Sakaq, mësohet se pati kontrolle dhe në Sarandë për Klement Balilin, por as ai nuk është arrestuar.
Ministri i Brendshëm, jep detaje dhe thotë se kanë qenë në shënjestër 4 grupe kriminale.
Xhafaj në Twitter: “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.
Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin.
Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.
Më shumë të dhëna sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici”.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...