Një bandë shqiptaro-turke që kryente grabitje brutale në Vjenë të Austrisë është goditur nga policia vendase, duke çuar në pranga 6 persona.
Të arrestuarit sulmonin brutalisht viktimat e tyre dhe më pas i grabisnin ato.
Disa i kërcënonin me thika dhe të tjerë me armë. Mediat austriake bëjnë me dije se tre prej burrave ishin “jashtëzakonisht të dhunshëm”, ndërsa kryenin bastisjet e tyre në Vjenë në Austrinë e Ulët. Dy prej të arrestuarve janë prangosur në Vjenë dhe katër të tjerë në Wiener Neustadt.
Motoja e bandës ishte: “Besnik deri në vdekje”
Krimet- Ata i kërcënonin viktimat se do t’i vrisnin nëse nuk u jepnin sendet që kërkonin. Në një nga rastet, në dhjetor të vitit të shkuar ata joshën një person në një restorant vjenez, duke e keqtrajtuar rëndë më pas.
“Ata kishin qëlluar 12 herë me thikë atë persona. Ai është rrahur me doreza dhe është goditur me armë disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, tha zëdhënësi i policisë, Johann Baumschlager.
Më 20 nëntor 2016, ata morën me forcë një shtetas turk duke e futur në një makinë. Pasi u larguan në një zonë të thellë dhe pa lëvizje, i morën një shumë katërshifrore parash dhe sende të tjera personale që kishte në çantë.
Ata e qëlluan disa herë me thikë shtetasin turk dhe e kërcënuan se do t’i vriste familjen nëse do të denonconte rastin në polici. Ata e lanë burrin të plagosur rëndë në trotuar dhe u zhdukën.
Në një rast tjetër, ata kanë goditur rëndë një 28 vjeçar në zyrën e tij, i cili mundi të shkonte në spital vetëm disa orë më vonë.
Roli i shoferit të taksisë- Ata akuzohen për të paktën 8 plaçkitje. Tre prej tyre janë të moshës nga 25-29 vjeç.
Deri më tani, hetimet kanë zbuluar se ata kanë grabitur rreth 6 mijë euro, ndërsa pjesë e grupit ishte edhe një shofer taksie që kamuflonte autorët e krimit si dhe u siguronte armët.
Policia po heton edhe për grabitje të tjera, siç është plagosja e një shtetasi çeçen.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...