“Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca qeverisëse duhet të ndalin menjëherë presionin politik ndaj prokurorisë dhe duhet të përdorin të gjithë instrumentet e tyre politikë për të mbrojtur drejtësinë në vend”.
Mesazhi vjen nga Partia Popullore Europiane, që përmes një mesazhi bën të ditur se ka ndjekur të gjithë situatën politike në vend për çështjen “Tahiri”, ndërsa flet qartë për presionin e krijuar ndaj Prokurorisë, pasi Krimet e Rënda i kërkuan Parlamentit heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për ta hetuar atë për 2 akuzat ngritura, korrupsion dhe trafik droge.
Pavarësisht kësaj kërkesë, vijon në deklaratën e saj Partia Popullore Europiane, Partia Socialiste votoi më 25 tetor në Parlament kundër heqjes së plotë të imunitetit për ish-ministrin Tahiri, shkruan Top Channel.
PPE thekson gjithashtu mbështetjen për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka dënuar presionin politik të kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë dhe përdorimin e shumicës në Parlament për t’i siguruar Saimir Tahirit mbrojtje politike.
Grupi i Partisë Popullore Europiane nënvijëzon se dekriminalizimi i punonjësve të administratës publike është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës politike në vend dhe se lufta ndaj krimit të organizuar mbetet një çështje thelbësore për Shqipërinë, për angazhimin e saj për sundimin e ligjit, në rrugën drejt integrimit në BE.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...