Artistët janë mbledhur edhe mbrëmjen e sotme në protestë para Teatrit Kombëtar, por ndryshe nga ditët e tjera, sonte ata vendosën të mbanin edhe një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine.
Kështu, pas disa muajsh pushim, Teatri Kombëtar rihapi sonte skenën me monodramën e aktorit të mirënjohur, Mehdi Malka, “Marr guximin”. Për ish-kryeministrin Sali Berisha kjo shfaqje shënoi edhe çlirimin e godinës së teatrit.
“Artistet sonte ne shfaqjen e tyre te pare ne sallen e Theatrit te çliruar nga narkoqeveria dhe Edvin Mafia! Sb”, shkruan Berisha, shoqëruar dhe me një video nga skena e teatrit.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/362270384485077/?t=0
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...