Laert Hasalla është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit në Shqipëri. 34-vjeçari ndodhej në ‘arrest shtëpi’ për tentativë vrajse. Konkretisht Hasalla pagoi Mariglen Matjanin, aktualisht i dënuar, që të vriste Marius Hasallën për gjakmarrje. Ngjarja u regjistrua më 30 mars 2023 në Lushnjë, ku gjatë atentatit, e plagosur mbeti vetëm halla e Marius Hasallës, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.
Konflikti mes familjeve Hasalla
Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.
Njoftimi i policisë:
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje