Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Ndalesa”, duke arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Vilson Shima, banues në Tiranë, gjatë një aksioni ku u përdor droni për monitorim si dhe dhe ndjekja me makina civile. Ai u kap në Unazën e Madhe duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen kur efektivët i prenë rrugën automjetit të kuq në të cilin po transportohej droga.
Gjatë kontrollit në banesën 42-vjeçarit, policia sekuestroi gjithashtu 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Aksioni u koordinua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4, duke u bazuar në informacionet operative për veprimtarinë kriminale të dyshuar të 42-vjeçarit në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Njoftimi i plotë i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...