Policia e Shtetit njoftoi marrjen masave shtesë për të garantuar sigurinë publike përgjatë ditëve festive të fundvitit.
Masat e shtesë janë ndërmarrë në pritje të rritjes së numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i vendit, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive, por edhe përdorim të lëndëve piroteknike.
Policia e Shtetit thotë se përmes këtyre masave synon rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe kontrollin e personave me precedentë kriminalë dhe mbajtja e tyre nën vëzhgim, rritje të efikasitetit të shërbimeve policore, identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, sigurimi dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale, rritja e pranisë policore në akset rrugore për të shmangur aksidentet si dhe forcimi i masave dhe kontrollit ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre.
Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës, për konflikte për motive të ndryshme, persona në kërkim, si dhe të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./Top Channel
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn