Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me shqetësim të thellë pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në ambientet e disa mediave kombëtare, përkatësisht News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Sipas AGSH-së, ky veprim përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë”, ka thënë AGSh në reagimin publik.
AGSH kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtij aksioni, garantimin e aksesit të gazetarëve në ambientet e punës dhe respektimin e standardeve demokratike për funksionimin e lirë të medias.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe të reagojnë publikisht. I bëjmë thirrje institucioneve që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me forcë”, ka thënë AGSh.
AGSH ka konfirmuar se është informuar në detaje për rrethimin dhe bllokimin e ambienteve të katër mediave, pa asnjë njoftim paraprak ndaj drejtuesve të tyre, duke ndërprerë kështu transmetimet dhe punën e një stafi prej mbi 200 punonjësish.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...