Emisioni investigativ “STOP” ka zbardhur sot një mitmarrje me zyrtarë të Policisë së Shtetit.
Pas konflikteve me dadon e vajzës, gruaja denoncuese kërkoi ndihmën e policisë së komisariatit nr.4. Në këtë moment, Specialisti i Krimeve Ramazan Hoxha, kërkoi 1000 euro për të ndihmuar mamanë e vajzës që të rimarrë vajzën, por pas gatishmërisë për t’ia dhënë këtë shumë, specialisti i krimeve i kërkon dhe 500 euro të tjera.
Pas kërkesës tjetër për para, gruaja lidhet me emisionin investigativ “STOP” dhe vendos kamera. Komunikimi tjetër që pati me specialistin e krimeve Ramazan Hoxha, është filmuar dhe u transmetua mbrëmjen e sotme. Në këtë filmim shihet “pazari”, për të ulur pagesën shtesë 500-euroshe nga ana e gruas denoncuese me punonjësit e “Policisë që duam”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit të dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ndërkohë SH.Ç.B.A. ka nisur hetimin penal dhe pritet arrestimi i tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=bo4a8OfcPsw
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...