Policia e Shtetit: Deputeti ka plagosur me qytë pistolete Gjok Calën

19:22 | 5 Shtator 2015
Gita

Armando Prenga, deputeti i Partisë Socialistë në Laç ka qëlluar me qytën e pistoletës shtetasin Gjok Cala. Me hetimet e deritanishme ai rezulton tërësisht i përfshirë në këtë ngjarje dhe ndaj tij rëndojnë tre akuza; “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.

Kështu u shpreh sot para mediave në një konferencë për shtyp shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, komisar Nik Nikollaj, ndërsa shtoi se hetimi mbi ngjarjen po vijon.
Nikollaj saktësoi para mediave se konflikti dhe sherri mes tyre nuk ka ndodhur brenda ambienteve të komisariatit. Policia lokale dhe më pas strukturat e tjera të Policisë së Shtetit vepruan menjëherë me marrjen e njoftimit konform procedurave standarde,në bashkëpunim me Prokurorinë e Kurbinit dhe Prokurorinë e Përgjithshme, për të çuar përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

“Theksojmë se vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur konflikti mes personave të arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ndodhet jashtë ambienteve të Komisariatit të Kurbinit. Vendi i ngjarjes është i administruar me prova shkencore, përfshir? ? materiale filmike dhe fotografike, të referuara në Prokurori.

Aktualisht vijon ekzaminimi shkencor më i specializuar i provave të gjetura në vendngjarje apo nga kontrollet në banesa, nën ndjekjen dhe drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, tha Nikollaj.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se do të vazhdojë të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën, duke garantuar se askush, pavarësisht statusit, nuk është i paprekshëm përballë ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme