Një minator ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda një galerie të minierës së kromit në fshatin Pojskë të Pogradecit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë, e shkak dyshohet të jetë bërë rrëshqitja e një formacioni shkëmbor në një prej galerive, e cila edhe është bllokuar më pas.
Punonjësi i identifikuar si 58-vjeçari V.D. është nga fshati Rëmenj, e ka gjetur vdekjen pasi është bllokuar në galeri.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja