Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë.
Siç shkruan A2CNN, fqinjët kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma që vinin nga banesa e çiftit Shembilko.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur 69-vjeçaren në gjendje të rëndë, me plagë serioze, e cila më pas është dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga hetimet e para dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ndërkohë, i njëjti është shoqëruar nga Policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...