Kjo është nata e parë e Krishtlindjes që gazetarja dhe pedagogia Erenestina Halili kalon pa djalin e saj Kejdi që fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin me motor së bashku me mikun dhe këngëtarin Ergi Dini.
Dhimbja që humbja e djalit i ka dhënë është mjaft e madhe, dhimbje të cilën zonja Halili e ka shprehur përmes disa vargjeve në gjuhën e saj, shkodrane.
21 Nëntor ishte dita kur djali i saj u nda nga jeta, dhe duke theksuar edhe orën 21:00 kur Kejdi humbi jetën, Erenestina Halili i jep një tjetër kuptim, duke e titulluar poezinë e saj “Tri herë 21”. 2 + 1 Tininë e Shenjtë bëjnë, shkruan ajo (Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë)
Poezia e Erenestinës:
Tri herë 21!
Bir,
Natë Kshnellash âsht knej
E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.
Bir,
zhgjetën e dek’s e pave ti,
barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë,
t’rândë,
t’rândë.
N’muj’n e shenjtve, bash 21,
nimrue dy herë, n’vit e ditë,
Ora jote t’u avit, paj n’21.00.
Heu bir,
21,21,21,
bash n’at ditë…
Zgjetën e dek’s e pave ti,
Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë.
T’rândë!
Kah shkruej g’zimet tueja,
e k’ndue rruzar’t e lag’ta,
prej gulçit tând,
Bir,
kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...