Një 30 vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia në Rinas.
Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara, bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia./tfch
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...