Një aksident me pasojë plagosjen e dy këmbësorëve, babë e bir, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në Korçë.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 kur drejtuesi i mjetit tip “BMV”, me inicialet A. T., ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë, S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./lajmiifundit/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...