Ministria e Brendshme e Shqipërisë, dhe Policia e Shtetit shqiptarë, kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.
“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.
“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, tha ministri./abcnews/
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...