Sherri mes dy personave në Polican ka degraduar me plagosje.
Mësohet se konflikti ka ndodhur në fshatin Lybeshë ku 30 vjecari Ermal Senka ka qëlluar me thikë një 27 vjecar me iniciale L.Xh, I cili ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen: Poliçan
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ermal Senka, 30 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, Poliçan,shkruan gazeta express.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Lybeshë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në trup, me mjet prerës (thikë), shtetasin L.Xh, 27 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...