Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Tiranë. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Varri i Bamit, ku një shtetas ka plagosur me armë gjahu një 35 vjeçar.
Falë punës së shpejt të policisë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit 30 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...