Një 37 vjeçar në Vlorë është arrestuar për plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen ”Lef Sallata”, ndërsa i arrestuari është shtetasi Elton Zotaj.
Policia thotë se “Zotaj ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi