Një 36-vjeçar është therur me thikë nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur sot Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur sot në Elbasan dhe sherri mes tyre përfundoi në përdorimin e thikës, por fatmirësisht gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjetë prerës (thikë) të 36-vjeçarit. Më datë 05. 12. 2018, rreth orës 16:50, në lagjen ‘Shënkoll’, Elbasan, shtetasi L. L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...