Këtë të hënë rreth orës 22:15 në numrin e emergjencave 112 është bërë një njoftim për një konflikt në Rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë.
Aty kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 që kanë vënë re se A. Z., 30 vjeç ishte goditur me thikë. I plagosuri është dërguar në spitall ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se ai është konfliktuar me Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se ata janë konfliktuar për arsye banale midis tyre. Policia thotë se sekuestroi thikën në vendin e ngjarjes.
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...